This site uses cookies.
Some of these cookies are essential to the operation of the site,
while others help to improve your experience by providing insights into how the site is being used.
For more information, please see the ProZ.com privacy policy.
Paradigma e gjuhës shqipe në veprën e Mid'hat Frashërit
Objavljivač niti: Roland Lelaj
Roland Lelaj Kanada Local time: 12:54 Član (2008) engleski na albanski + ...
Jan 15
Mid’hat Frashëri ka bërë punë të jashtëzakonshme për fjalën shqipe, për terminologjinë, për pastrimin e gjuhës nga fjalët e huaja etj. Ai e ktheu revistën “Diturija” në tribunë të kulturës e emancipimit gjuhësor, të mbrojtjes së shqipes e të pasurive të saj. Gati në çdo numër të kësaj reviste zinte vend rubrika “Fjalëtore e vogëlë / Fjalëtoretë shqip”, ku gjejmë lëndë leksikografike, terminologjike etj. Kjo përbën një fushë me interes të madh st... See more
Mid’hat Frashëri ka bërë punë të jashtëzakonshme për fjalën shqipe, për terminologjinë, për pastrimin e gjuhës nga fjalët e huaja etj. Ai e ktheu revistën “Diturija” në tribunë të kulturës e emancipimit gjuhësor, të mbrojtjes së shqipes e të pasurive të saj. Gati në çdo numër të kësaj reviste zinte vend rubrika “Fjalëtore e vogëlë / Fjalëtoretë shqip”, ku gjejmë lëndë leksikografike, terminologjike etj. Kjo përbën një fushë me interes të madh studimi për të rinjtë e pasionuar për kërkime e studime në lëmë të shqipes.
Madje ai është marrë dhe me interpretime përmes kundrimeve psikologjike. Nga artikulli “Vërejtje psikologjike mbi fjalorin e Marko Boçarit”, shkëputim:
“Fjalori i vogël që na ka ruajtur trimi suljot përfytyron jo vetëm një rëndësi gjuhësore për të folmen e Çamërisë, po edhe një interes psikologjik nga disa mësime që dalin sish, mësime të dhëna prej mbledhjes dhe kombinimit të fjalëve e të mënyrës me të cilën jepet kuptimi i frazave. Vetë këto fraza, thotë njeriu, kanë dalë prej një farë ndjenje, një mendimi të fshehtë që manifestohet befas, i lindur prej individualitetit të luftëtarit ose më mirë akoma, prej shpirtit të një race. (Vijon më poshtë)
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.