Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi Objavljivač niti: Roland Lelaj
| Roland Lelaj Kanada Local time: 10:19 Član (2008) engleski na albanski + ...
Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.
Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis ... See more Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.
Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis nga:
KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR
- ajo e Pashko Gjeçit (1918–2010) -
Jo me Virgjilin, por me Pashko Gjeçin si udhërrëfyes erdhi Dante në ferrin shqiptar.
Në mes të shtegetisë së kësaj jete
u gjeta në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë rrugën e vërtete.
... nga Shkodra ishte, jetim mbeti dhe ky me nënën dhe dy motrat dhe nisi shkollimin në Kolegjin Saverian dhe, pasi mbyllen shkollat fetare me “Ligjin Ivanaj”, kalon në gjimnazin e Shkodrës. Ka shokë klase ata që do të futeshin burgjeve Arshi Pipën, Lazër Radin, etj. Kolë Ashtën...
Nis të përkthejë nga Dante, Petrarka, Leopardi, etj dhe po shkruante dhe vetë me emrin letrar Surgens. Duke qenë nxënës me rezultate të larta, Ministria e Arsimit i jep një gjysmë burse për të studiuar Letërsi dhe Filozofi në Romë. Diplomohet në vitin 1942 me tezë diplome poetin Ndre Mjeda dhe merr gradën Doktor i Shkencave. Duan ta mbajnë asistent pedagog, por dhe me këshillën e shkrimtarit Ernest Koliqi kthehet që të punojë në atdhe.
Kur vijnë partizanët në pushtet, ishin familjarisht nga Shkodra në Durrës dhe jep lëndën e letërisë në gjimnazin e qytetit ku zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Durrësin. E arrestojnë në vitin 1947 me akuzën se ishte pjesëmarrës në një grup kundër pushtetit të ri dhe e dënojnë me 5 vjet burg… (Vijon më poshtë)
Zemra shqiptare, 07.09.2024
https://www.zemrashqiptare.net/news/65730/visar-zhiti-i-madhi-perkthyesi-yne-i-dantes-pashko-gjeci.html ▲ Collapse | | | Za ovaj forum nije određen nijedan moderator. Da biste prijavili kršenje pravila sajta ili zatražili pomoć, obratite se osoblju sajta ». Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |