Glossary entry

English term or phrase:

default

Albanian translation:

i paravendosur, i paracaktuar

Added to glossary by Ledja
Mar 20, 2007 16:28
17 yrs ago
English term

default

English to Albanian Tech/Engineering Computers: Software
Mirëmbrëma, këtë fjalë a e keni përkthyer ndonjëherë, apo e lini kështu siç është, njëlloj si fjalë të tjera, si internet, kasetë, kompjuter, etj? Falemnderit

Discussion

Fabiana Papastefani-Pezzoni (asker) Mar 21, 2007:
Default... .....all system data will start with default settings.
Monika Coulson Mar 20, 2007:
Fabiana, unë e përkthej gjithmonë; asnjëherë nuk e lë pa përkthyer. Ku ndodhet fjala dhe si është konteksti?

Proposed translations

+3
2 hrs
Selected

i paravendosur, i paracaktuar

Sic thotë Monika më lart, varet nga konteksti dhe në c'frazë apo fjali vendoset. Ky përkthim është marrë nga libri mësimor për Windows 97 "Miku Im" (Ing. Agim Neziri, Nexhat Hajdari) botuar në 1998.
Peer comment(s):

agree Orian Cuko : "i paracaktuar, i paravendosur" sipas fjalorëve e librave përkatës, por edhe "standard, automatik" mund të jenë të pranueshme
13 hrs
Faleminderit :)
agree Monika Coulson : Edhe unë pajtohem me komentin e Orianit. Përveç "paracaktuar/paravendosur" mund të përdoret edhe "standard/automatik".
21 hrs
Faleminderit, Monika. Sigurisht që mund të ketë disa alternativa të drejta. Personalisht besoj se "standard" është më praktike, por "paravendosur" më shqipe.
agree Gentiana Kasemi
385 days
Faleminderit, Gentiana
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falemnderit Ledja. E kam parë të përdoret edhe ashtu siç tha Keti në fakt (standard, falemnderit edhe ju Keti), por "i paravendosur" është më shqip. Përshëndetje :))"
+1
1 hr

default ose standart

Unë e kam parë e dëgjuar kështu në informatikë. Megjithatë në tema ligjore përdoret me kuptim tjetër.
Falemnderit,
Ket
Peer comment(s):

agree Monika Coulson : Pajtohem me "standard"
21 hrs
po, faleminderit Monika, në fushat inxhinierike kështu është përdorur edhe në shqip edhe në gjuhët e bazuara në latinisht. Keti
Something went wrong...
-1
1 day 16 hrs

prezgjedhur

Në përkthimet për Desktop GNOME jemi duke zëvendësuar "default" me "prezgjedhur". Arsyetimi? Bëhet fjalë për zgjedhjen e një serie parametrash konfigurues kryer nga dikush tjetër (apo më vonë nga vetë përdoruesi), për të afruar menjëherë një mjedis, aplikativ apo program të përdorshëm.

Sigurisht, "paracaktuar" apo "paravendosur" kthejnë të njëjtin kuptim por, në informatikë, shpeshherë kërkohen fraza sa më të shkurtra gjatë përkthimit (po, edhe kursimin e një gërme të vetme).

Përsa i takon përdorimit të "prezgjedhur", nuk besoj të shkojmë kundër rregullave të gramatikës shqipe (shiko "preardhje", "pretendim", etj...).
Peer comment(s):

disagree Ahmet Murati : baza e fjalës prezgjedhur vjen nga gjuha e huaj dhe mu për këtë nuk pranohet
135 days
Something went wrong...
137 days

paracaktuar si dhe rëndomtë | default value = vlerë e rëndomtë

Unë për vete kam lokalizuar mjaft programe kompjerike. Për këtë fjalë e kam përdorur fjalën paracaktuar si dhe fjalën rëndomtë.

Në rastin e fjalisë së dhënë

...all system data will start with default settings.
...të gjitha të dhënat e sistemit do të nisen me përcaktimet e rëndomta.
Peer comment(s):

neutral Gentiana Kasemi : "e rëndomtë" në shqip do të thotë "e zakonshme", për më tepër në shqip ka edhe një ngjyrim paksa negativ; në anglisht i korrespondon fjala "random value", tepër e përdorur në statistikë.
248 days
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search